Ora News - Ambasadori britanik: 700 shqiptar në burgjet angleze, 50% nga veriu dhe Shkodra

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ambasadori britanik në vendin tonë ka ngritur edhe një herë shqetësimin për kriminalitetin shqiptar që vepron në Britaninë e Madhe.

Në një takim me përfaqësues të pushtetit vendor në Shkodër dhe deputetë të këtij qarku për parandalimin e krimit, Ambasadori Duncan Norman tha se janë rreth 700 te burgosur shqiptarë në Angli dhe mbi 50% e tyre jane nga rajoni veriut dhe Shkodra.

Norman: Nuk po flas per emigracion të paligjshem por për krime dhe drogë. Krimi demton rende. Çdo e keqe vjen nga krimi organizuar. Kemi vite qe luftojme krimin e organizuar dhe rezultatet arrihen se bashku. Duhet te perfshihen te gjithe, policia, sherbimet sociale, komuniteti vendas, politika. Edhe Mbreteria e Bashkuar do te ndihmoje Shqiperine per nje periudhe me afatgjate

Ambasadori tha se kupton arsyet e emigrimit të shqiptarëve duke shtuar se fokusi nuk janë këta individë por trafikantët që nxisin këtë aktivitet të paligjshëm.

Norman: Une e kuptoj perse emigrantet kerkojne te vijne ne Angli, duan nje jete me te mire per vete apo femijet e tyre. Por kete se them si ambasador sepse kjo eshte diçka tjeter, fokusi yne nuk jane keto individe por trafikantet qe nxisin kete aktivitet te paligjshem. Ato kalojne permes rreziqeve te medha per te ardhur ne Angli.

Ndërkohë kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, tha se krimi organizuar eshte nje problem dhe Shqiperia vijon jete vend prodhimi e trafikimi i droges.

Voltana Ademi: Te perfshire fatkeqesisht janë edhe njerez nga rradhet e policise apo rasti ish-ministrit Tahiri. Shifrat e trafikimit droges jane alarmante. Pa bashkepunimin e krimit me strukturat e policise nuk do te ishte kjo situate e rende.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ambasadori-britanik-700-shqiptar-ne-burgjet-angleze-50-nga-veriu-dhe-shkodra

Share This Video


Download

  
Report form