Ora News - Ahmetaj: Rruga Kashar-Rrogozhinë, investim kyç për zhvillimin e zonës

Ora News Lajme 2018-05-15

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vijon turi i qeverisë në të gjithë vendin për llogaridhënien publike ?Puna për Shqipërinë që duam". Ministri i Financave Ahmetaj zhvilloi takime në Rrogozhinë dhe Kavajë, ku përsëriti që të gjithë do të japin llogari për atë që është bërë dhe nuk është bërë nga drejtuesit qendrorë dhe vendorë të socialistëve.

Arben Ahmetaj: ?Qeverisja që nga Kryeministri, Ministrat deri tek drejtorët rajonalë dhe drejtorët lokalë, do t?i japin llogari këtij komuniteti."

Ahmetaj tha para qytetarëve që rruga Kashar-Rrogozhinë është një investim kyç për zhvillimin e zonës

Arben Ahmetaj: ?Rruga Kashar-Rrogozhinë, që e bën zonën e Rrogozhinës si lagje të kryeqytetit që të arrihet në 15 e maksimumi 20 minuta."

Ndërsa në takimin e zhvilluar në njësinë Synej të Bashkisë Kavajë, Ahmetaj u ndal në diskutimin për taksat

Arben Ahmetaj: ?Gati 85 mijë bizneseve ose ua bëmë taksën zero, ose ua ulëm taksën nga 15 në 5%. Vetëm 19 mijë bizneseve ua bëmë taksën nga 10% në 15%. Përsa i përket biznesit të vogël, që prek gati 500 mijë familje shqiptare, ne e ulëm taksën."

Turi i qeverisë do të vijojë deri në fund të muajit qershor duke prekur të gjithë njësitë administrative në çdo bashki dhe qark të vendit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ahmetaj-rruga-kashar-rrogozhine-investim-kyc-zhvillimin-e-zones

Share This Video


Download

  
Report form