Zgjerimi i rrugës Tiranë ? Durrës dhe ndërtimi nga fillimi i segmentit Kashar ? Rrogozhinë do të kushtojnë 1 miliard e 70 milionë Euro.
Televizioni Klan ka mësuar se ofertën për ndërtimin e dy veprave e ka bërë e njëjta kompani, e cila ka propozuar zgjerimin me nga një korsi në të dy anët të autostradës Tiranë-Durrës, rehabilitimin e rrugës dytësore të Ndroqit dhe ndërtimin e të gjithë autostradës Kashar ? Rrogozhinë.
Në vitin 2019 do të nisë zgjerimi i rrugës Tiranë- Durrës. Projekti do të kushtojë 392 milionë Euro dhe do të zbatohet sipas formulës partneritet publik privat.
Për ndërtimin e të dy rrugëve, burime pranë qeverisë thanë se i gjithë investimi do të bëhet me paratë e kompanisë e cila ka bërë ofertën e pakërkuar, ndërsa kthimi i investimit të saj e më pas fitimi, do të sigurohen në bazë të tarifës që do të vendoset për automjetet që kalojnë aty. Në këtë rast buxheti do të sigurojë vetëm fluksin e makinave që duhet të kalojnë në rrugë.
Kashar ? Rrogozhinë do t?i kushtojë kompanisë investiture 660 milionë Euro, ndërsa në një studim të bërë një vit më parë Ministria e Financave dhe Ekonomisë vlerësonte që këtë rrugë ta ndërtonte kundrejt një kostoje dyfish më të ulët, 310 milionë Euro.
Afro 400 milionë Euro do të kushtojë edhe zgjerimi i Tiranë ? Durrës, ku për 1 kilometër kostoja është 11.8 milionë Euro.
Tv Klan