Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Monedha europiane vazhdon të dobësohet duke prekur nivelet më të ulta në një dekadë.
Aktualisht një euro po shkëmbehet me 127.3 lekë duke u zhvlerësuar me 2 pikë vetëm në ditët e para të muajit maj.
Trendi rënës i euros vazhdon që prej disa muajve ndërsa nuk pritet që rritje e saj në muajt në vijim. Kjo pasi po afron sezoni i verës i cili sjell më shumë euro në tregun e brendshëm si pasojë e remitancave të emigrantëve por edhe si rezultat i pushuesve të huaj.
Nisma e Bankës së Shqipërisë për de-euroizmin mendohet se është një ndër faktorët që ka ndikuar në dobësimin e euros.
Por Banka e Shqipërisë ka argumentuar se janë të tjerë faktorë që kanë ndikuar siç janë investimet e huaja ,remitancat dhe të ardhurat nga turizmi.
Duke marë shkas nga shvlerësimi i euros shumë qytetarë kanë konvertuar të ardhurat e tyre në një tjetër monedhë kryesisht në lek.
Dhe nisur nga kjo tendencë guvernatori vetëm dy ditë më parë ka bërë thirrje që të bëjnë kujdes dhe të mos konvertojnë eurot pasi do të pësojnë humbje. Edhe monedha amerikane është dobësuar ndjeshëm ndaj monedhës shqiptare. Aktualisht një dollar po shkëmbehet me 106 lekë.
KURSI I KËMBIMIT
Janar 2018 133.6 lekë
Shkurt 2018 132.7 lekë
Mars 2018 131.3 lekë
Prill 2018 129.3 lekë
4 Maj 2018 127.3 lekë
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/euro-ne-pikiate-guvernatori-i-bankes-se-shqiperise-ka-nje-apel