Ora News - Kërkohet pasuria e dy shqiptarëve të arrestuar me 1 ton kokainë në Spanjë

Ora News Lajme 2018-05-15

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas sekuestrimit të 1 ton kokainë dhe 1.5 milionë euro kesh në dorë në Spanjë, ku të implikuar ishin edhe dy shqiptarë zv/ministri i Brendshëm Besfort Lamollari tha se ekspertë shqiptarë kanë shkuar në Spanjë për hetime të përbashkëta në lidhje me ngjarjen.

Në një lidhje direkte në edicionin e lajmeve të Ora News, Lamallari tha se autoritetet shqiptare po punojnë për identifikimin e pasurive të shtetasve shqiptarë që u arrestuan së fundmi në Spanjë.

Ilva Tare: Xhafaj tha se po zhvilloheshin operacione në Gjermani dhe Spanjë. A mund të ndani me publikun nëse ka të reja nga ndonjë operacion i ngjashëm si ky në ndonjë vend tjetër?

Besfort Lamallari: Ka hetime në bashkëpunojmë intesivisht edhe në kuadër të operacionit Forca e Ligjit. Në këtë moment Xhafaj po falenderon autoritetet gjermane për këtë bashkëpunim që rezultoi i suksesshëm. Ka hetime me shtete të tjera. Sot Xhafaj paralëjmëroi edhe rastin e Spanjës. Dy ekspertë të task forcës speciale kanë qenë në Spanjë dhe ato janë kthyer do të shkojnë prap javën që vjen. Në këto moment është zbuluar një rreth më i gjerë personash duke përfshirë edhe shtetas të tjerë spanjollë dhe kolumbinë në lidhje me këtë rast të disa ditëve më parë.

Aktualisht jemi të fokusuar edhe në hetime policore edhe ndaj pasurive të tyre dhe agjencive që mund të kenë kontribuar në ndryshimet e identitetit.

Bashkë me autoritet spanjolle sot në mënyrë proceduriale konsiderohet një rast i përmbyllur. Ka qenë një bashkëpunim i suksesshëm i policisë shqiptare asaj spanjolle dhe Europolin. Është bërë referimi në prokurori për këtë rast, tani mbetet rasti edhe në Spanjë. Javën që vjen pritet që ekspertë nga policia shqiptare të shkojnë në Spanjë.

Ilva Tare: A ka lidhje mes Arbër Çekaj dhe kokainës së kapur në Spanjë?

Besfort Lamallari: Janë hetime që po kryhen, këto i përkasin dosjes hetimore, edhe nëse do të isha polic dhe prokuror detyra ime ishte të mos zbuloja shumë detaje pasi nuk ndihmon procesin hetimor. Ne jemi të interesuar në bashkëpunim dhe me partnerët ndërkombëtare. Edhe kredibiliteti i tyre nuk vihet në lojë. Shumë shpejt do të kemi rezultate të mëtejshmë në këto operacione që ne kemi ndërmarre.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/lamallari-eksperte-shqiptare-ne-spanje-hetimin-e-kapjes-se-1-ton-kokaine

Share This Video


Download

  
Report form