Report Tv - Zbulohet identiteti i një prej bosëve shqiptarë të kapur me 1 ton kokainë në Spanjë

Report TV 2018-05-15

Views 2

Zbulohet identiteti i një prej bosëve shqiptarë të kapur me 1 ton kokainë në Spanjë edhe 1. 55 mln euro cash. Arjan Ndoci 41-vjeç është emri i një prej të arrestuarve, i cili rezulton vëllai i biznesmenit të ndërtimeve Viktor Ndoci, i cili gjithashtu është ortak në një qendër të madhe tregtare në Tiranë.

Ende nuk dihet aktiviteti i Arjan Ndocit në Shqipëri apo nëse zotëronte biznese, por vëllai i tij, Viktor Ndoci rezulton pronar i 6 kompanive ndërtimi, të cilat kanë ndërtuar disa godina të mëdha në Tiranë mes tyre edhe qendra biznese të rëndësishme për kryeqytetin. Gjithashtu një prej kompanive të familjes Ndoci ka kryer edhe import dhe eksport mallrash, por tashmë është me aktivitet të mbyllur.

Share This Video


Download

  
Report form