Ora News - Çështja e pagave tek Vllaznia B, Bashkia e Shkodrës jep premtimin: Do paguhen!

Ora News Lajme 2018-05-15

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Protesta dy ditore e futbollistëve të ekipit Vllaznia B, vuri në lëvizje drejtuesit e klubit.

Të gjendur përballë presionit të dyfishtë, pasi të shtunën shkodranët luajnë me Tërbunin e Pukës, administratori i klubit Astrit Gjyrezi priti në një takim në mjediset e bashkisë, një përfaqësi të lojtarëve. Takim ky që zgjati afro 1 orë e 30 minuta, e që u mbyll me premtimin se pagat do t'u jepen.

Këtë e konfirmon edhe mesfushori Suad Bega, menjëhere pas daljes nga mjediset e bashkisë.

Suad Bega: "Është e vërtetë që ishte një takim i zgjatur. Menduam për të mirën e të dy palëve. Mendoj se çështja e pagave do të zgjidhet brënda pak ditëve dhe tani të shpresojmë tek ndeshja e së shtunës përballë Tërbunit. Besoj tek një zgjidhje e mirë sepse asnjërit nuk i leverdis. Besojmë tek më e mira.

"Momentalisht folëm me administratorin Gjyrezi dhe thjeshtë është çështje ditës. Mendohet për një zgjidhje sa më të shpejtë.

"Mungesa e stërvitjes gjatë kësaj jave nuk besoj se do të ndikoj tek skuadra, pasi jemi një skuadër profesioniste dhe kemi pasur stërvitje individuale. Ndeshjen me Tërbunin do ta zgjidhim për të mirën e ekipit. Po bëjmë rreth një vit pa marrë pagat dhe shpresojmë që do të zgjidhet dhe shpresojmë që do të shlyhen shumë shpejt. Të paktën kjo na u tha."

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ceshtja-e-pagave-tek-vllaznia-b-bashkia-e-shkodres-jep-premtimin-do-paguhen

Share This Video


Download

  
Report form