Skandali që përfshiu jetimoren në Shkodër është përgjegjësi e administratës së Bashkisë Shkodër.
Kështu ka deklaruar në studion e emisionin ?Rreze Dielli? në Report Tv e Ilir Çumanit drejtori i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve, i cili ka shtuar se, drejtori i jetimores është kunati i kryetarit të Këshillit Bashkiak të Shkodrës, ndërkohë që apelon që politika duhet që të qëndrojë larg këtyre institucioneve dhe t?u lihen në dorë ekspertëve.
Përveç kësaj, ai ka kërkuar që Bashkia e Shkodrës të kërkojë ndjesë publike për këtë ngjarje shumë të rëndë.
?Për këtë skandal, përgjegjësia e vetme është e administratës së Bashkisë Shkodër. Drejtori i Jetimores është kunati i kreut të Këshillit Bashkiak Shkodër. Të demontohet sistemi nepotik. Bashkia të kërkonte ndjesë dhe të bashkëpunonte, pasi ky ëhstë një krim social? tha ai.
Çumani ka shtuar se, në jetimore ka keqmenaxhim, gjendja e jetimoreve sot është shumë e keqe. Ai theksoi se, në Jetimoret e Tiranës e Sarandës 70% e fëmijëve janë analfabetë.