http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në qershor të 2014 ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto dhe ministrja e Turizmit Eglantina Gjermeni inaguruan linjën turistike të tragetit Pogradec- Ohër.
Nëse nga ana Maqedonase në këto katër vite ka pasur disa udhëtime, nga pala shqiptare nuk ka lëvizur asnjë traget.
Mungesa e subjekteve të interesuara për të vënë në funksion një linjë të tillë, ka qenë problemi kryesor ende pa zgjidhje.
Taulant Hallka përfaqësues i kapitenarise së portit të Durrësit shpjegon se moli nuk plotëson kushtet e nje linje ujore të nivelit ndërkombëtar.
Prefekti i Qarkut Dhori Spirollari bën me dije se duke filluar nga ky sezon turistik, linja ujore do të funksionojë pasi subjektet private kanë shfaqur interes.
Në qytetin e Pogradecit çdo vit pushojnë më shumë se 250 mije turistë, një pjesë e mirë e tyre zgjedhin të kalojnë në anën tjetër përmes pikës së kalimit kufitar të Tushemishtit dhe Qafë Thanës.