Pogradeci do ti luaje te gjitha ndeshjet e mbetura te këtij sezoni ne fushe asnjanëse dhe pa spektatore. Pas Laçit, komisioni i disiplinës pranë FSHF ka mare një tjetër vendim shembullor pas ngjarjeve te fundit ne takimin Pogradeci-Teuta i vlefshëm për javën e 12 te superliges, ku mbeti i dhunuar gjyqtari kryesor Enea Jorgji. Këtë vendim disiplina e ka justifikuar me dështimin e klubit te futbollit Pogradeci ne përmbushjen e përgjegjësive dhe detyrimeve për organizimin dhe garantimin e sigurisë se zyrtareve te takimit me pasoje dhunimin e tyre. Gjithashtu për sjelljen e gabuar dhe te dhunshme te tifozëve vendas dhe hedhjen e sendeve te forta ne fushe Pogradecit iu zbriten edhe tre pike ne klasifikimin e përgjithshëm, por pa u dënuar nuk mbeten trajneri dhe lojtaret e kësaj skuadre. Tekniku i Pogradecit Ylli Çekiçi për sjellje jo sportive ndaj zyrtareve te ndeshjes u dënua me 8 ndeshje pezullim nga aktivitetet futbollistike dhe një gjobe prej 100 mije lekesh. Ndërsa lojtaret Isa Eminhazeri dhe Nexhat Drazhani u dënuan respektivisht i pari me 6 ndeshje pezullim ndërsa i dyti me 4 ndeshje pezullim. Te dy futbollistet morën edhe një gjobe prej 100 mije lekesh. Nga lupa e komisionit te disiplinës nuk kane shpëtuar edhe dy lojtaret Armando Vajushi i Vllaznise dhe Endri Lala i Dinamos te cilët për sjellje jo sportive pezullohen tre ndeshje nga aktivitetet. Ndërsa dënimin me te rende e morën zyrtari Asqeri Karriqi dhe trajneri i Teutës ne futbollin e sallës Indrit Skora me 18 muaj pezullim për dhune ndaj zyrtareve te ndeshjes.