Ora News - Kokainë në Durrës, Haxhia: Ndaj Donaldo Lushajt nuk është bërë asnjë veprim hetimor

Ora News Lajme 2018-05-14

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Hetimet për 613 kg kokainë të sekuestruar në 19 shkurt në Durrës duket se nuk kanë sjellë asnjë provë të re. Avokati Maksim Haxhia duke parë situatën e krijuar për Ora Neës shprehet se beson në pafajsinë e klientit të tij, Donaldo Lushaj.

Haxhia: Përfaqësoj interesat e një nga të punësuarit në firmë i cili nuk ka të bëjë fare me procesin dhe deri tani që nga momenti që është ndaluar them me bindje dhe përgjigjësi se ndaj tij nuk është bërë asnjë veprim hetimor.

Në studion e lajmeve të Ora Neës Haxhia ka komentuar edhe vettingun mes avokatëve.

Haxhia: Vetting në aspektin profesional që ka të bëjë me kualifikimin trajnues të avokatëve dhe me disiplinimin e të gjithë sjelljes se avokatit gjatë ushtrimit të profesionit të tij, duke patur parasysh gjithë rregullat etike të komunikimit avokat-avokat, avokat-klient, avokat-gjyqtar dhe prokuror dhe avokat me publikun.

Kreu i dhomës kombëtare të avokatëve saktësoi se projektligji i ri parashikon kushte të reja për avokatët ku dëshmia e penalitetit do të ketë peshë të padiskutueshme.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kokaine-ne-durres-haxhia-ndaj-donaldo-lushajt-nuk-eshte-bere-asnje-veprim-hetimor

Share This Video


Download

  
Report form