613 kg Kokainë, avokati i Donaldo Lushaj Maks Haxhia: Klienti im është punëtor i thjeshtë

Report TV 2018-05-11

Views 3

Gjykata vendosi sot masën arrestt me burg për Donald Lushajn dhe Armando Pezakun me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, lidhur me 613 kilet e kokainës të kapur në një kontenier babanesh jashtë portit të Durrësit dy ditë më parë.
Teksa zhvillohej kjo seancë, Report TV mësoi se në portin e Livornos në Itali kontenieri ishte kontrolluar në mënyrë fizike, por pas kontrollit ka rezultuar se nuk ka kokainë. Pasi ka lënë portin e Livornos, ky kontenier është nisur drejt Maltës dhe nga Malta është nisur për në Shqipëri.

Armand Pezaku dhe Donald Lushaj nuk kanë pranuar të japin deklarime, por nëpërmjet avokatëve këkruan ndryshimin e masës së sigurisë.

Prokuoria pretendon se ka një provë të rëndësishme, që është destinacioni i nisjes dhe pika fundore e mbërritjes.

Ndërkohë xhaxhai i Armando Pezakut i hodhi poshtë akuzat për nipin e tij jashtë gjykatës.

Share This Video


Download

  
Report form