http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga operacioni i policisë spanjolle që çoi në sekuestrimin e 1 tonëve kokainë, 1.55 milionë eurove dhe arrestimin e dy shqiptarëve, Julian Deblini dhe Dritan Gradicë.
Në operacionin për kapjen e grupit kriminal janë aktivizuar Prokuroria e Përgjithshme e Kolumbisë dhe autoritetet spanjolle, në bashkëpunim me DEA-n dhe koordinimin e EUROPOL-it.
Gjatë operacionit policia spanjolle arrestoi 5 anëtarë të grupit, mes të cilëve dhe 3 shtetas spanjoll. Ata bënin transportin e kokainës nga Kolumbia dhe e dërgonin drejt Spanjës dhe vendeve të tjera europiane, nën urdhrat e liderit të organizatës, i cili është identifikuar nga prokuroria si Lelio Nevardo Ávila Santana qe kujdesej për drogën në Kolumbi. Santana tentoi të arratisej pas konfiskimit të kokainës, por ra në pranga pak minuta më pas. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Spanjolle, grupi kriminal ishte mirëorganizuar.
Dy shqiptarët, koordinonin veprimet për sasinë e lëndës narkotike. Sipas autoriteteve spanjolle, droga fshihej në valixhe të zeza, dhe më pas dërgohej me avion çarter të marrë me qera. Pas mbërritjes në Spanjë të drogës, shtetasit shqiptarë, maskoheshin si punonjës të një shërbimi të specializuar të transportit, dhe bënin shpërndarjen e kokainës në të gjithë vendin.
Hetimet ndaj grupit kriminal kanë filluar në muajin nëntor të vitit 2017, ndërsa anëtarët kishin bërë dërgesa droge edhe në Europë.
Gjatë hetimeve, policia arriti të zbulojë detyrën e secilit nga anëtarët e organizatës në shpërndarjen e drogës.
Aktualisht në Kolumbi janë duke u zhvilluar hetime, pasi dyshohet se në trafikimin e lëndës narkotike, janë përfshirë edhe zyrtarë të lartë.