Ora News - Avokati i mësuesit të akuzuar për ngacmim seksual: Klienti i pafajshëm

Ora News Lajme 2018-05-14

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Sarandës ka lënë në burg mësuesin e shkollës së Kalasës në Delvinë, Neshat Tepelena, i cili u akuzua nga familjarët e një 11-vjeçarje për ngacmim seksual të kësaj të fundit.

Në seancën për masën e sigurisë, gjykata vlerësoi të ligjshëm arrestimin e tij, duke e lënë në "arrest me burg".Prokuroria e Sarandes ka ngritur ndaj tij akuzen "kryerja e veprave te turpshme me te mitur".

Avokati mbrojtës, Ilir Nikolla, kërkoi lirimin e mënjëhershëm të klientin të tij duke pretenduar në pafajësinë e tij.

" Kjo çështje është sensitive në kuptim të opinionit publik por në kuptim të ligjit ajo nuk ekziston. Nuk ka asnjë provë të vetme që është bazuar kërkesa e prokurorisë. Unë kërkova paligjshmërinë e ndalimit. Ai ka deklaruar se është i pafajshëm dhe unë kam bindjen absolute që ai është i pafajshëm.Ne do të vazhdojmë ankimin pranë Gjykatës së Apelit".

Gjykatësi Sokol Pine shpalli moskompetencën për shqyrtimin e rastit pasi gjykata e Sarandës nuk mund të shqyrtojë raste me të mitur. Kjo çështje do të gjykohet në gjykatën e Gjirokastrës.

Ai u ndalua nga Policia nën dyshimin për ?ngacmim seksual? pas denoncimit publik që ish-nxënësja 11-vjeçare bëri për Ora News.

Pas publikimit të rastit, banorët e fshatit Kalasë në Delvinë treguan edhe për raste të tjera të dyshuara në të shkuarën, një prej të cilëvë në vitin 2003 kishte shkuar deri në zyrën e Arsimit por që u mbull vetëm me një vërejtje për mësuesin Neshat Tepelena.

Një ditë më parë, familjarët e 11-vjeçares thanë se po kërcënohen me jetë dhe presione nga të afërm të 60 vjeçarit tashmë të vënë në pranga. Një nga xhaxhallarët e vajzës tregoi dy raste kërcënimesh sipas tij nga djali dhe kunati i mësuesit të denoncuar.

Jani Ajdini: "Para dy netësh ka marrë kërcënime vëllai im nga kunetërit e tij. Dhe mbrëmë në darkë kemi qenë me familjen tonë në Sarandë djali i madh dhe kunati i tij na kanë provokuar dhe kërcënuar. Si edhe në disa raste të tjera që ne nuk i themi sot pa mbaruar punë drejtësia."

Të dielën në një intervistë për Ora News, familjarët e 11-vjeçares folën për vetëgjyqësi në rast se shteti nuk bën drejtësi.

Jani Ajdini i mbetet paralajmërimit, por thekson se ata nuk do t?i kthejnë përgjigje provokimeve siç i cilëson, pa folur më parë drejtësia.

Jani Ajdini: "Do të lëmë njëherë drejtësinë të bëjë punën e vet pastaj atyre kërcënimeve dhe provokimeve. Na thanë që do ta paguajmë shumë shtrenjtë."
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/u-denoncua-nga-nxenesja-ngacmim-seksual-pritet-masa-e-sigurise-mesuesin

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS