Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Artistët vijuan edhe të hënën protestën për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Edhe pse më të pakët në numër ata adresuan thirrje të qeverisë për të mos ta shembur godinën e teatrit. Ministres Mirela Kumbaro i kërkuan që ta shpallë zonë të mbrojtur kompleksin në të cilën ndodhen Teatri Kombëtar dhe ai Eksperimental.
Në javën e tetë të protestave kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, vetëm një numër i vogël aktorësh dhe qytetarësh vijuan thirrjet për mbrojtjen e tij.
Mungesën e aktorëve, Artisti i Popullit Robert Ndrenika e argumentoi me frikën që ata kanë për vendin e punës.
Ndrenika: Kjo tokë është e shenjët dhe unë atë mendim kam. Ky është Jeruzalemi i aktorëve, prandaj duhet ta mbrojmë. Ka qenë një në Shkodër, Lec Bushati, aktor, dhe thoshte: Çfarë të bëj, buka e gojës! Kështu që për aktorët, edhe mua më merr ndonjëherë frika se mos më presin edhe pensionin, a e kupton?
Përfaqësues të shoqërisë civile, qytetarë dhe studentë të Universitetit të Arteve apeluan për rikonstruksionin e Teatrit Kombëtar dhe jo ndërtimin e një teatri të ri.
Mbrëmjen e së hënës artistët nisën mbledhjen e firmave kundër shembjes së teatrit, ndërsa në një letër adresuar Ministres Mirela Kumbaro ata propozojnë shpalljen Monument Kulture të kategorisë nr 2 të kompleksit që përfshin Teatrin Kombëtar dhe atë Eksperimental.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/ndrenika-firmos-i-pari-kunder-shembjes-se-teatrit-kam-frike-se-me-presin-pensionin