Spanjë, kapet 1 ton kokainë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-14

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia spanjolle ka sekuestruar rreth 1 ton kokainë dhe një shumë prej 1.550.000 euro, gjatë një operacion kundër mafias shqiptare në Spanjë.



Në pranga kanë rene dy liderët e grupit kriminal me origjinë shqiptare dhe dy shtetas spanjollë, identiteti i të cilëve nuk është bërë ende i ditur.



Mendohet se shuma e parave e konfiskuar do të përdorej për të paguar transportin e drogës, e cila vinte nga Kolumbia.



Sipas policisë, kreu i grupit kriminal, me shtetësi shqiptare, emri i të cilit nuk është bërë i ditur për mediat, merrte drogë nga Kolumbia dhe më pas e dërgonte në Spanjë, duke përdorur fluturime të ndryshme private me carter të marre me qera.



Grupi kriminal e ngarkonte lëndën narkotike në valixhe të zeza dhe më pas e dërgonte në Madrid, ku dhe u shprëndahej kriminelëve spanjollë.



Autoritetet kanë sekuestruar aparate celulare, një stemë false policie dhe armë. Ndërkohë, kokaina ishte e vendosur ne pako që mbanin sipër shënimin CR 7. Trafikantet ishin zbuluar nëntorin e vitit të kaluar e që prej asaj kohe ishin ne ndjekje.

Share This Video


Download

  
Report form