Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bëhuni gati një tjetër kantier në Tiranë. Shumë shpejt do të nisë rruga e re nga Fabrika e miellit, pra shkolla teknologjike në Kombinat në Tiranë.
Kryetari i bashkisë Erion Veliaj deklaroi se ky aks do të bëhet njësoj si rruga "Dritan Hoxha" me korsitë respektive.
Shumë shpejt do të nisë ndërhyrja edhe në zonën e Astirit, zona e Unazës së re, Kashari, Yzberishti, Yrsheku.
Një zonë e lënë pas dore dhe e çorganizuar nga komuna që jepte vetëm vend për pallate por nuk linte vend për shkolla, kopshte, dhe kënde lojrash. Me këtë sinjalizojmë një fillim ndërhyrjesh në të gjitha zonat e periferisë, siç bëmë tek Fresku e Liqeni i Thatë" u shpreh Veliaj në analizën vjetore të drejtorive të punës së qytetit.
Këto ditë do të nisë dhe rehabilitimi i Unazës së Tiranës. Do të ketë tapet të ri, vizime e sinjalistika.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/tiranes-i-hapet-kantieri-i-ri-nga-fabrika-e-miellit-ne-kombinat-perfshi-astirin-e-kasharin