Kritikët e Bashës, Kadilli: Topalli e Patozi të bëjnë mocion mosbesimi nëse duan, PS drejt rrënimit

Report TV 2018-05-14

Views 0

Nesër do të mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD ku pritet që të votohet statuti i ri i miratuar në Këshill mes shumë debateve dhe polemikave, veçanërisht për postin e kryetarit, pasi sipas kritikëve brenda së djathtës, Basha ?blindohet?, që do të thotë se edhe nëse humbet nuk largohet.

Për të komentuar debatet dhe atë se çfarë pritet që të ndodhë nesër, Fatbardh Kadilli, sekretar i burimeve njerëzore në PD ishte i ftuar në studion e Report Tv. Ai tha se statuti sjell ndryshime të reja, ndërsa shtoi se në disa nene janë reflektuar edhe propozimet nga kritikët.

Referuar deklaratave të Topallit se me statutin e ri Basha përjetësohet në krye të PD, Kadilli u shpreh se nëse duan kritikët të paraqesin një mocion kundër kryetarit dhe më pas është Kuvendi që vendos.

Statuti sjell ndryshime të mëdha. Një nga cëshjet më të debatuara ka qenë lista, ndërsa tani do të jetë transparente dhe duhet të konsultohet me anëtarët. Kemi propozuar që disa kompetenca të kalojnë nga Kryesia te Këshilli Kombëtar dhe shumë vendime. Këshillit i është dhënë e drejta që të prodhojnë kandidatura alternative për Kryesinë.

Statuti ka një element me rëndësi, kryetari zgjidhet nga baza, por nëse partia nuk është e kënaqur ekziston garancia si shkarkohet, nëse Këshilli miraton me 50+1 një mocion mosbesimi dhe i paraqitet Kuvendit Kombëtar dhe ky i fundit ka të drejtë ta shkarkojë me 50+1. Vlerësimin ia kemi dhënë këshillit kombëtar, instrumenti për të larguar një kryetar ekziston në këtë statut.

Dikujt që nuk i pëlqen kryetari të bindë së pari Këshillin Kombëtar më pas Kuvendin Kombëtar. Basha u rikonfirmua me votën e 60 mijë anëtarëve. Në këshillin kombëtar janë diskutuar mundësitë, ata që janë kundër të paraqesin mocion mosbesimi, të provojnë sa i bindin demokratët. Jozefina apo kushdo tjetër të bindë demokratët.

Share This Video


Download

  
Report form