Mos i fol shoferit - Amos Zaharia dhe Isida Mollaymeri në taksinë e Rudina Dembacaj

Ora News Emisione 2018-05-14

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Aktori i njohur, Amos Zaharia dhe balerina shqiptare, Isida Mollaymeri janë një ndër ciftet që konkurojnë në këtë edicion special të spektaklit të kërcimit DWTS.
Të dy janë bërë pjesë të emisionit "Mos i fol shoferit" ku kanë folur për këtë eksperiencë. Isida është ajo që tregon se fillimet e tyre nuk kanë qenë të mira, por gjeti gjuhën e përbashkët me Amosin.

Pjesë nga biseda

Dembacaj: Si ndiheni si partnerë me njëri-tjetrin?

Mollaymeri: Shumë mirë. në fillim e kisha me siklet.

Dembacaj: Pse?

Zaharia: Me siguri ngaqë nuk lidhej me mua si person. Apo jo shpirti vogël.

Dembacaj: Cfarë përshypjesh kishe për Isidën si balerinë? Të mira apo hajt mo?

Zaharia: Nga 5 mbaj mend që më fuste frikën, por në kuptimin e mirë të fjalës. Më dukej shumë profesioniste. Më dukej shumë e rreptë, kurse tani është një pulë, nuk di ctë them. Kur jemi vetëm është pulë se sa sheh që afrohen kamera e njerëz të tjerë, fillon e nxjerr gogolin brenda vetes, trash zërin. Thotë ki kujdes këtë hapin këtë, sa vijnë njerëzit fillon e bërtet.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/balerina-shqiptare-partnerin-ne-dwts-aktoret-jane-anormale-te-bertiturat-i-dukeshin-si-gogol

Share This Video


Download

  
Report form