Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Orjona Hodaj është themeluesja e një nisme për të ndihmuar të gjithë gratë e burgut të Tiranës duke i dhënë një mundësi që të riintegrohen në shoqëri kur të dalin jashtë mureve të hekurta.
Ajo është pjesë e qendrës 'Sole', e cila ka hapur një pasticeri brenda burgut për të financuar gratë rreth punës që bëjnë aty.
Në një intervistë për 'Mos i fol shoferit' nga Rudina Dembacaj, ajo ka treguar cili është synimi i kësaj nisme.
?Si fillim do thoja që Orjona nuk është vetëm në këtë nismë. Është qendra Sole, unë drejtoj këtë organizatë dhe ne jemi 10 vullnetarë. Kemi 2 vjet e gjysmë që punojmë dhe tentojmë fort që ta realizojmë këtë nismë që kemi marrë. Ne synojmë punësimin e të dënuarve. Konkretisht kemi ngritur një pasticeri në burgun e grave ku duam që gratë e përfshira në programin Sole të shpërblehen me një pagë mujore dhe kjo me qëllim dhënien e një profesioni. Do dalin nga këto dyer një ditë, si do integrohen në shoqëri një ditë?
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/4-nje-pasticeri-brenda-burgut-te-grave