Report TV - Himarë, hapet në Vuno Festivali i Lojërave në Natyrë/ Aktivitete të larmishme

Report TV 2018-05-14

Views 0

Festivali i Lojërave në Natyrë ka çelur siparin në sheshin kryesor të fshatit Vuno në Bashkinë e Himarës. Ky është festivali më i madh i mbajtur në zonën e jugut dhe është edicioni i dytë radhazi që zhvillohet ky aktiviteti kulturor dhe do të zgjas tre ditë.

Aktivitetet e festivalit janë të larmishme duke filluar nga ajri, deti, këngë, valle dhe gastronomia tradicionale të cilat do të jenë pjesë e mozaikut të argëtimit tre ditor në Himarë. Promovimi i vlerave turistike, qëllimi kryesor i Festivalit të Lojërave në Natyrë, vlera të cilat janë të veçanta dhe të rralla për çdo këndë që bëhet pjesë e zonës së jugut.

Një vit më parë ky festival është organizuar në fshatin Pilur, ndërkohë këtë vit është zhvilluar në sheshin kryesor të fshatit Vuno. Aktivitetet e festivalit nisin qysh në orët e para të mëngjesit dhe kulmojnë me festivalin e mbrëmjes. Festivalin e Lojërave në Natyrë e ka përshëndetur kryetari i Bashkisë së Himarës Jorgo Goro, i cili u ka uruar mirëseardhjen të gjithë vizitorëve për të shijuar bukurit natyrore të Himarës, por edhe këtë festival të mrekullueshëm

Zëvendës Ministri i Kulturës shprehu bindjen se këto aktivitete e bëjnë sezonin turistik gjithë vjetor. Kalendari i ngjarjeve turistike është një tjetër risi që zëvendës ministri i kulturës bëri të ditur për të promovuar zonat atraktive të jugut.

Share This Video


Download

  
Report form