Ora News - Salianji: Politika duhet të vendosë policinë në luftë ndaj krimit, jo të bëjë fushata

Ora News Emisione 2018-05-14

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputeti demokrat, Ervin Salianji, thotë se duhet një strategji e qartë për forcimin e sigurisë në vend dhe luftimin e kriminalitetit.

I ftuar në Ora News, Salianji tha se niveli i lartë i krimit të organizuar ka zhvendosur vëmendjen nga krimi ordiner i rrugës, nga i cili po vuajnë çdo ditë qytetarët, jo rrallë edhe me pasojë humbjen e jetës.

Salianji: Ka pas disa ngjarje të rënda, kjo ishte kulminacioni i një rasti tragjik. Pasi ishte rasti i Fierit që ne i kalojmë si shoqëri me një lehtësi. Në gjithë Shqipërinë pavarësisht se niveli i lartë i krimit të organizuar, në drogë, përdorimin e parave të pista e kanë zhvendosur vëmendjen në këto elementë, krimi ordiner si vjedhjet është përhapur në masë shumë të madhe dhe kjo dëmton dhe prek në mënyrë të drejtëpërdrejtë jetët e qytetarëve.

Në Korçë psh që nuk kishte ndodhur, vetëm në një fundjavë u vodhën disa biznese rresht në aksin kombëtar, të mos flasim pastaj për fshatrat dhe periferitë që çdo ditë ndeshen me vjedhje edhe të bagëtive. Asnjë reagim nga ana e policisë së shtetit apo e strukturave.Kjo nuk thuhet për politikë por pa dyshim që politika është shkaktare dhe zgjidhja e problemit.Këto duhet të mendohen si rrugë zgjidhje për policinë dhe ministrinë e brendshme për të kthyer policinë e shtetit aty ka detyrën, për të përdorur policinë e shtetit për të trembur kriminelët, për të kapur kriminelët, për ta vendosur në dispozicion të qytetarëve dhe jo për të qenë një instrument për tu përdorur vetëm për fushata apo një instrument force për të mbajtur bandat dhe krimin në aleancë me pushtetin.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/salianji-politika-duhet-te-vendose-policine-ne-lufte-ndaj-krimit-jo-te-beje-fushata

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS