Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Parashikimi se moti i mirë do të mbizotërojë këtë fundjavë u reflektua me fluks kalimit kufitar gjatë së premtes u punua me 4 sportele, hyrjes të qytetarëve kosovarë që i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Por qytetarët u ankuan për vonesa në procedura ndaj kërkuan nga dy qeveritë që të marrin masa për lehtësimin e lëvizjes gjatë sezonit turistik.
Temperaturat e larta dhe parashikimi se moti i mirë do të vijojë përgjatë gjithë fundjavës, u reflektuan me fluks hyrjesh në pikën kufitare të Morinës.
Qytetarë të shumtë nga Kosova i janë drejtuar Shqipërisë dhe kryesisht bregdetit që mbetet një prej destinacionave kryesore për të kaluar fundjavën.
Gjatë ditës së premte në pikën e kalimit kufitar u punua me 4 sportele, por qytetarët nga Kosova u ankuan për pritjen.
Kishte prej tyre që thanë se iu desh të prisnin më shumë se 40 minuta për procedurat, ndaj kërkojnë që qeveritë e Tiranës e Prishtinës të marrin masa për lehtësimin e lëvizjes për sezonin turistik.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kosovaret-drejt-plazheve-shqiptare-por-ankohen-pritjen-ne-dogane