Edhe pse jemi në muajin e Ramazanit, shtetasit shqiptar nga Kosova janë nisur drejt Shqipërisë për të kaluar fundjavë.
Koha e mirë i ka favorizuar ata që të dynden drejt plazheve shqiptare. Për shkak të fluksit të lartë në piken kufitare të Morinës në Kukës, është duke u punuar me pesë sportele.