http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
30 mijë shtetas të Kosovës qe ne oret e para te mëngjesit të së shtunës kaluan doganën e Morinës ne rrugëtimin e tyre drejt brigjeve shqiptare, por dhe drejt Ulqinit, duke shënuar dhe rekordin ne kete sezon turistik. Megjithëse fluksi ishte mjaft i madh nuk pati radhe te gjata. Statistikat e muajit korrik flasin për shifra rekord të hyrjeve krahasuar me të të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Gjatë korrikut kanë hyrë në Shqipëri rreth 450 mijë shtetas nga Kosova, ndryshe nga një vit më parë kur janë regjistruar rreth 300 mijë. Vetëm fundjavën e kaluar kanë hyrë në Shqipëri rreth 20 mijë persona nga Kosova, ndërsa mesatarja ditore për datat e tjera të muajit korrik, sipas policisë kufitare është rreth 17 mijë vizitorë në ditë. Ky fluks pritet të rritet edhe më shumë gjatë gushtit.