http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
E enjtja e gjeti doganë e Kapshticës të bllokuar. Edhe pse policia kufitare paralajmëroi se për 24 orë dogana nuk do të punonte, për shkak të grevës së doganiereve grekë, shumë qytetarë nuk kishin marre dijeni.Për këtë arsye, fluksi në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës ishte i lartë. Udhëtaret u detyruan të gjejnë zgjidhje tjetër për të vijuar udhëtimin.Punonjësit e doganave greke janë ne greve për shkak se kërkojnë përmirësimin e kushteve te tyre te punës.