Ora News - Lufta kundër krimit dhe korrupsionit, tre prokurore marrin në dorë Fierin

Ora News Lajme 2018-05-14

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tri prokurore janë përzgjedhur për të qenë pjesë e sektorit që do të hetojë zyrtarët e lartë dhe bandat kriminale në Fier. Prokuroria e këtij qyteti ka përzgjedhur emrat e tri prokuroreve që do të kryejnë hetimet në bashkëpunim me policinë në kuadër të aksionit Forca e Ligjit.

Nga pesë kandidatë, përfundimisht është vendosur që tre prokuroret të cilat do të duhet të kërkojnë arrestimin e zyrtarëve të korruptuar në rrethin e Fierit janë; Suela Beluli, Ervisa Hyka dhe Englantina Shehu. Nga burime pranë organit qendror të akuzës është mësuar se puna e tyre do të përqëndrohet në pastrimin e parave, korrupsionin, shpërdorimin e detyrës nga zyrtarët shtetërore, trafiqet e paligjshme dhe ndaj krimit të organizuar.

Më 2 shkurt të këtij viti ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe kryeprokurorja Arta Marku firmosën një memorandum bashkëpunimi për hetime të përbashkëta në kuadër të aksionit Forca e Ligjit.

Në zbatim të këtij memorandumi Policia e Shtetit ka krijuar një drejtori më vete me 30 oficerë të përzgjedhur në Tiranë ndërsa në prokuroritë e rretheve po vazhdon përzgjedhja e emrave që do të jenë pjesë e kësaj strukture e cila ka për qëllim hetimin e zyrtarëve të lartë, goditjen e grupeve kriminale dhe sekuestrimin e pasurive të vendosura prej tyre në mënyrë të paligjshme.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/forca-e-ligjit-ja-kush-jane-tre-prokuroret-qe-marrin-ne-dore-fierin

Share This Video


Download

  
Report form