Ora News - Çani: Tahiri është përgatitur edhe për më të keqen

Ora News Lajme 2018-05-14

Views 8

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gazetari Arian Çani i ftuar në emisionin "360 Gradë" në Ora News, i pyetur nëse do të ketë përplasje midis Ramës dhe Tahiri, ai thotë se nuk është në gjendje ta parashikojë, por ish-ministri i Brendshëm sipas tij është përgatitur për më të keqen në këto 6 muaj.

Pjesë nga debati:

Zheji: Do të ketë një përplasje Rama-Tahiri?

Çani: Unë jam me parimin që gjërat duhet të dalin. Sado dëme kolaterale të ketë, më mirë të thuhen gjërat. Boll më me këto barrierat, me këto muret. Ka gjë në dorë ky Saimir Tahiri? Ka të fshehta ky? A ka sekrete? Tahiri nuk është aktor i keq. Interpreton bukur. Duket që është një pokerist tipi. Nuk është kaq lojtar i dobët. Ok ka gabuar në disa gjëra. Nuk duhet të kishte pranuar që u ka shitur makinën atyre. Duhet ta kishte mohuar. Tregoi naivitet. Në këto momente nuk e ndaj dot nëse Tahiri e mban peng mazhorancën aktuale. Duhet thënë se ishte ministri më i suksesshëm në mandatin e kaluar të kësaj qeverisje. Në qoftë se kjo drejtësia e kapur nga Rama po godet vetëm njerëz të opozitës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/cani-tahiri-eshte-pergatitur-edhe-me-te-keqen

Share This Video


Download

  
Report form