Ora News - Ministri Lleshaj: Policia është goditur edhe nga përfaqësues të caktuar politik

Ora News Lajme 2018-11-22

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Brendshëm, Sandër Leshaj ka dënuar ashpër goditjen e forcave të policisë, disa prej të cilëve mbetën të plagosur në protestën përpara Parlamentit. Teksa i vizitoi në spitalin e ?Traumës? Lleshi tha se kjo situatë është e papranueshme, për të cilën bëri përgjegjës edhe përfaqëues politikë.

Nga përplasja para selisë së Parlamentit kanë mbetur të plagosur 12 efektivë, ndër të cilët dy në gjendje të rëndë.

Ministri i Brendshëm vizitoi efektivët e plagosur në protestën e qytetarëve të zonës së ?Astirit? përpara Parlamentit.

Teksa shprehu falenderime për punën e tyre, Sandër Lleshi tha se situata të tilla nuk do të ndodhin më.

Ministri vizitoi edhe qytetarë të lënduar, ku apeloi për shmangien e dhunës.

Sandër Lleshaj: çfarë të ka prur këtu?

Qytetari: Unë isha në protestë se do të na shembin shtëpitë pa na njoftuar asnjë gjë.

Sandër Lleshaj: Nuk është dhuna ajo që zgjidh problemet tona

Në dalje, në komunikim me median, ministri dënoi ashpër goditjen e forcave të policisë, teksa tha se në mesin e agresorëve ishin edhe përfaqësues politikë. Ai bëri thirrje për vetëpërmbajtje duke thënë se dhuna ndaj policisë është dhunë ndaj kombit.

Sandër Lleshaj: Kam ardhur për të ndjekur policët e dëmtuar dhe qytetarët e dëmtuar. Është për të ardhur keq, është e papranueshme, e pakuptueshme që në një ditë normale të ndodhin gjëra anormale. Të goditet policia e shtetit në krye të detyrës. Konstatojmë që policia është goditur nga qytetarë të papërgjegjshëm, të cilët në shkelje të ligjit ngrenë dorë mbi policinë. Po ashtu policia është goditur nga përfaqësues të caktuar politik që në kushtet e papërgjegjshmërisë qytetare dhe politike inspirojnë dhunë ndaj forcave të policisë.

Shpreh solidaritet për policët që përballojnë skena të papranueshme dhe të panevojshme. Sot kemi një konflikt të disa qytetarëve që janë të pabazuar në ligj me autoritetet civile, ky konflikt nuk ka pse të spostohet tek punonjësit e rendit.

Dua tju bëj një thirrje qytetarëve, të kuptojnë që policia është policia e tyre dhe kush ngre dorë ndaj saj ngre dorë ndaj vlerave dhe simboleve kombëtare.

I bëj thirrje edhe përfaqësuesve politik të caktuar që të distancohen nga dhuna dhe të vihen në mbështetje të policisë, që është policia jonë, policia e qytetarëve.

Qytetarët të kuptojnë mirë që qeveria është e angazhuar për të plotësuar detyrimet përballë cdo individi, edhe ndaj atyre që preken nga projekti i Unazës së re. Toleranca edhe e tëpëruar e policisë ndaj akteve të dhunës nuk duhet kuptuar si akt dobësie.

Për të parë gjendjen e protestuesve dhe policëve ishte edhe deputeti i PD, Klevis Balliu.

Klevis Balliu: Dua të shpreh keqardhjen për të gjithë personat, protestues që sot janë plagosur. Njëra prej protestuesve është në një gjendje më të rëndë se të tjerët. Pashë disa efektivë të policisë që janë dhe po ata të dëmtuar. Përgjegjës për këtë ku përplasen qytetarë me polica, pasojat i marrin qytetarët, ndërkohë që Rama mbush x...

Share This Video


Download

  
Report form