Banka e Shqipërisë raporton se në bankat tregtare, ata të cilët rezultojnë më të rregulltit në pagesën e kësteve të kredisë, janë individët. Në raportin e stabilitetit finanicar të gjashtëmujorit të dytë 2017, kreditë e këqija për këtë katregori kanë rënë me 2.6 %, ndërsa në total kanë arritur peshën 7.6 % të të gjithë portofolit.
Bizneset vazhdojnë të mbajnë hendekun më të madh të kredive me probleme, megjithatë kjo shifër raportohet në rënie. Gjatë këtij 6-mujori, efekti i rënies së kredive me probleme ka ardhur si rezultat i ristrukturimit të tyre, e më pak nga fshirja nga bilanci i bankave.
Por situata përmbyset në rastin e anketës së bërë nga Banka e Shqipërisë, ku tregohet gjendja financiare e individëve dhe bizneseve. 28% e familjeve janë shprehur se kanë një hua për të paguar, ku pjesa më e madhe e borxhit është marrë në burime jo formale, ndërsa rreth 23% e sipërmarrjeve kanë një kredi për të paguar. Bizneset thonë se në 90% të raseteve shuma është marrë në banka.
Ndërmarrjet e mëdha dhe të mesme kanë raportuar përmirësim të situatës paguese dhe rritje të shitjeve, ndërsa ato të vogla janë shprehur se kanë patur një rënie të shitjeve gjatë pjesës së dytë të vitit 2017.