Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mbledhja e këshillit bashkiak të Vlorës, paraditen e sotme, u shoqërua me protestat e banorëve të Orikumit dhe të lagjes "Kushtrimi"
Brenda ambienteve të këshillit me pankarta në duar banorët e Orikumit kanë ngritur zërin për të protestuar për të drejtën e tyre për të pasur ujë dhe energji pa ndërprerje. Sipas tyre banorët kanë mungesa të theksuara.
Ndërkohë banorët e lagjes Kushtrimi kërkuan dëmshpërblimet për banesat e prishura për ndërtimin e rrugës që lidh transballkaniken me Autostradën Levan Vlorë.
Janë 28 familje që thonë se nuk kanë marrë paratë e kompensimit.
Banorët kanë në duar letra ku shkruajne: "Dritan Leli na genjeu! Edi Rama na genjeu!"
Aktualisht mbledhja e këshillit bashkiak të Vlorës është pezulluar pasi këshilltarët e djathtë kërkojnë që të dëgjohen problemet e banorëve
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/banoret-e-orikumit-protesta-uje-dhe-drita-pezullohet-mbledhja-e-keshillit-bashkiak