Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Asnjë nga shoferët e transportit për nxënësit, të cilët u testuan për alkool këtë të mërkurë, nuk rezultoi i dehur. Gjithësesi, Rrugorët e Tiranës kanë gjobitur 15 drejtues mjetesh, të cilët nuk përdornin sistemet e fiksimit dhe të rripave të sigurisë.
Transporti i specializuar i nxënësve ishte fokusi i kontrolleve të përqendruara nga efektivët e Policisë Rrugore në Tiranë.
Nga verifikimet dhe kontrollet e ushtruara nga Policia Rrugore e Tiranës janë konstatuar dhe proceduar administrativisht 15 drejtues mjetesh të transportit të specializuar për transport nxënësish, të cilët nuk kanë përdorur sistemet e fiksimit dhe rripave të sigurisë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kontroll-shofereve-te-nxenesve-policia-gjobit-15-shofere-rripat-e-sigurise