Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prokuroria e Tiranës nis hetimet për zjarrin e rënë në kompaninë e riciklimit në Kashar.
Deri në këto momente po hetohet në tre pista: zjarrvënie e qëllimshme, zjarrvënie aksidentale ose i shkaktuar nga luhatja e tensionit.
Prokuroria ka administruar dëshminë e rojes së godinës e cila u përfshi nga flakët paraditen e së dielës, 21 dhjetor.
Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar zjarrfikësve të kryejnë aktekspertimin për shkaqet e zjarrit. Nga grupi hetimor, gjatë flakeve dyshohet se është djegur dhe dvr-ja e regjistrimit të kamerave të sigurisë pasi ende nuk eshte gjetur.
Dëshmia e rojes: Para se të shija tymin në mes të kapatonit pati tre herë luhatje tensioni dhe ikje e ardhje të energjisë. Në orën 09:52 minuta të mëngjesit të së dielës, pak orë oasi kisha marrë turnin pashë tym dhe zjarri u përhap menjëherë. Njoftova sallën operative dhe zjarrfikësen por flakët u përhapën shpejt
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/tre-pista-hetimi-zjarrin-ne-kompanine-e-riciklimit-ne-kashar