Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ekzekutimi i Aleksandër Ndokës, vëllai 48 vjeçar i ish-deputetit socialist të Lezhës, Arben Ndoka, po hetohet mbi tre pista kryesore. Hetimet kryesisht janë përndruar në vrasjen për shkak të funksioneve shtetërore që ai ka mbajtur ndër vite, por edhe konfliktet e të birit apo përplasje për interesa biznesi. 48-vjeçari u përcoll sot për në banesën e fundit, ku i biri i dha lamtumirën me pranga në duar, pasi është i arrestuar me masë sigurisë për një plagosje.
Vrasja për shkak të funksioneve shtetërore që ka mbajtur ndër vite është një nga pistat kryesore mbi të cilën po zhvillohen hetimet për ekzekutimin mafioz të Aleksandër Ndokës, vëllait të ish-deputetit socialist të Lezhës, Arben Ndoka.
Burime të Ora News pranë grupit hetimor që ka marrë në dorë dosjen e vrasjes së bujshme në Lezhë, edhe pse tregohen të rezervuar, thonë se do të verifikojnë të gjithë veprimtarinë e 48 vjeçarit Ndoka në funksionet që ai ka mbajtur, jo vetëm së fundi por edhe kohë më parë.
Aleksandër Ndoka për 17 vjet ka punuar pranë Inspektoriatit Ndërtimor, ose siç njihet ndryshe Policia Ndërtimore.
Për dy vite ai ka mbajtur postin e juristit të Hipotekës Lezhë, ndërsa prej vitit 2015 ka qenë jurist pranë Këshillit të Qarkut dhe anëtar të Këshillit Bashkiak.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ekzekutivimi-i-aleksander-ndokes