Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Parlamenti Europian pritet të shqyrtojë javën e ardhshme rekomandimin pozitiv, që Komisioni Europian dha për hapjen e negociatave me Shqipërinë.
Lajmin e ka bërë të ditur Presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani gjatë një takimi me kryetarin e Parlamentit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.
Në takim u diskutua edhe për hapat e mëtejshme të vendit tonë, ku Tajani tha se ato janë konkrete dhe të dukshme.
Antonio Tajani: "Do të shqyrtojmë në javët në vijim rekomandimin për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishme përpara dhe për këtë unë e mbështes hapjen e negociatave për anëtarësim."
Ruçi, nga ana e tij e falenderoi Presidentin e Parlamentit Evropian për bashkëpunimin dhe mbështetjen e dhënë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit si vend me të drejta të plota në Bashkimin Evropian.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tajani-rucit-keni-bere-hapa-konkrete-mbeshtes-rekomandimin