Falimentimi i “Gulf”, Gjiknuri: Personat përgjegjës përpara drejtësisë

Report TV 2018-05-14

Views 2

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës, Damian Gjiknuri, i pyetur nga mediat lidhur me falimentimin dhe skemën mashtruse të ndjekur anga kompania Gulf, disa prej përfaqësuesve të së cilës janë shpallur në kërkim, tha se ky nuk është rasti i parë që bëhen mashtrime të tilla nga kompani private.

Kreu i dikasterit të Energjitikës, tha se ai shpreson që organet kompetente që po e hetojnë rastin t?i çojnë sa më para përpara drejtësisë personat përgjegjës.

Ministria nuk ka ndonjë rol rregullator te kompania. Duhet të kuptoni që tregu i karburanteve, është një tregti e liberalizuar. Ministria ka vetëm kontrollin teknik të cilësisë së produkteve. Kështu që nuk është rasti i parë i kompanive që falimentojnë, mashtrojnë, e historia të tilla si këto. Nga kjo pikëpamje organet hetimore dhe tatimore janë ato që po e ndjekin me imtësi ecurinë e këtij procesi. Dhe ne shpresojmë që shumë shpejt përgjegjësit të dalin përpara drejtësisë.

Deklarata e Gjiknurit e dhënë sot.

Share This Video


Download

  
Report form