Autoritetet hetimore dhe policia janë duke ndjekur rastin e skemës së mashtrimit të përdorur nga kompania Sun Petrolium Albania, nën logon e ?Gulf? e cila u ka shitur mijëra litra naftë me tollona kompanive dhe konsumatorëve duke mbyllur dhe shitur më pas pikat e karburanteve me emrin e saj.
Nisjen e një procesi hetimor ndaj saj e ka njoftuar edhe ministri Damian Gjknuri, i cila tha se vetë qeveria është duke e ndjekur me imtësi ecurinë e hetimeve duke shpresuar që përgjegjësit do të dalin shumë shpejt përpara drejtësisë
"Ministria ka vetëm kontrollin teknik të cilësive të produkteve, kështu që nuk është rasti i parë, që ka kompani të cilat falimentojnë, mashtrojnë e histori të tilla si këto, kështu që nga kjo pikëpamje, organet hetimore se janë ato që po e ndjekin dhe organet tatimore, të cilat po e ndjekin me imtësi ecurinë e këtij procesi dhe ne shpresojmë që shumë shpejt përgjegjësit të dalin përpara drejtësisë".
Deri tani janë dhjetra kallëzime në Policinë e Shtetit nga blerës të mashtruar me tollonat e naftës, të cilët sot kanë në dorë vetëm letra.
Askush nuk njoftoi mbylljen e kompanisë, ndërsa adminsitratori i saj ka bërë kërkesë për dorëheqje që në datën 9 Prill të këtij viti, ndërsa Gulf vijoi të tregtonte tollona, me çmim 40% më të lirë.
Firma rezulton debitore në masën e 300 mijë Eurove edhe ndaj Drejtorisë së Tatimeve, për mospagesën e tvsh-së dhe sigurimeve shoqërore ndaj punonjësve. Tatimet kanë ngrirë asetet e saj.