http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shpërthimi i tritolit shkatërroi plotësisht një automjet por drejtuesi i saj një 38 vjeçar arriti ti shpëtonte mrekullisht atentatit.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Fier në lagjen 29 nëntori kur Ervin Memo sapo kishte hipur në automjetin e tij tip ?Benz? dhe po dilte nga parkimi.
Shpërthimi ishte aq i fortë saqë i gjithë automjeti u copëtua ndërsa 38-vjeçari arriti të dilte nga makina vetëm i plagosur.
Policia e cila mbërriti në vendngjarje bëri të mundur transportimin e tij në spitalin e Fierit ndërsa sipas mjekëve ai ka dëmtime të lehta.
Hetuesit thanë se lënda e llojit tritol ishte vendosur në krahun e pasagjerit pasi tentohej eliminimi i Memos i cili arriti ti shpëtonte atentatit.
Pista kryesorë në të cilën është përqendruar policia është ajo e konflikteve të mundshme të 38-vjeçarit ndonëse pritet marrja në pyetje e tij për të mësuar më shumë mbi shkaqet e atentatit.
Nga ana tjetër të afërmit e tij kanë thënë se Memo nuk ka konflikte me persona të tjerë ndërsa në Fier për të hetuar ngjarjen shkuan dhe ekspertë nga policia e Tiranës.