Ora News - Shehi: Shqiptarët nuk dinë të bëjnë shtet, të varfër dhe injorantë

Ora News Lajme 2018-05-14

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Politikani Dashamir Shehi i ftuar në "Ekopolitikë" nga Aurora Sulçe në Ora News thotë se shqiptarët nuk kanë ditur të ndërtojnë shtetin dhe Evropa do të na ndihmojë në këtë drejtim.

Shehi: Unë them që Evropa do të na shërbejë jo për të përmirësuar ekonominë. Do të na ndihmojë për të ngritur në këmbë shtetin shqiptar. E kemi treguar me vite se paskemi një dobësi të madhe në këtë fushë. Kush merr pushtetin e bën sipas qejfit të vet, shpesh herë mendja më e mirë shqiptare ka përfunduar tek mendja e kushërinjve dhe asnjëherë nuk ka qenë një mendje institucionale për të ndërtuar një shtet me baza dhe afatgjatë. Evropa na duhet për të na detyruar me kushtet që vë. E treta pastaj, do të na ndihmojë edhe për ekonominë. Ne do të dorëzojmë sovranitetin në shkëmbim të një hapësire. Duke qenë Evropa këtu prezent unë do të ndihem më i sigurt me Evropën se sa sot me qeverinë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shehi-shqiptaret-nuk-dine-te-bejne-shtet-te-varfer-dhe-injorante

Share This Video


Download

  
Report form