Report TV - Rama ironizon çadrën e PD: Ata nuk dinë të bëjnë asgjë

Report TV 2017-07-04

Views 0

Kryeministri Edi Rama qenë i pranishëm ditën e sotme në nënshkrimin e paktit kombëtar të mirëqenies sociale te shtëpia e fëmijës "Zyber Halluli".

Gjatë fjalës së tij Rama është shprehur se kthimi pas në kohë do të ishte një humbje shumë e madhe për të gjithë shqiptarët.

Sipas tij, nëse PD do t'i ofrohej sërish mundësia për të qenë në pushtet të gjitha Reformat e ndërrmara nga qeveria e tij do të humbisnin. Dhe këtë për Ramën, nuk e bëjnë me qëllim por sepse nuk dinë të bëjnë asgjë.

" Mjafton të shkosh te çadra dhe t'u thuash hajdeni qeverisni nuk vjen vjeshta pa i parë policët të hanë fara në lulishte, pa i parë zyrat e punës pa i parë zyrat e punës të kthyera në qebaptore dhe floktore, pa i parë persona me aftësi të kufizuar të dalin duke kërkuar të drejtat nga e para dhe nuk vjen buxheti i vitit tjetër pa borxhe. Kjo nuk ndodh se e bëjnë me qëllim, por s'dinë të bëjnë asgjë tjetër, ata e kanë me të mirë me të vetën por nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër", tha Rama.

Në këtë konferencë, Rama është ndalur tek punësimi, paketa e pensioneve si dhe paketa e ndihmës ekonomike. Ai u shpreh se ndryshe nga qeveria e kaluar ku ndihmën e ekonomike e merrnin njerëzit me vila nëpërmjet mashtrimit apo shkonte për shpenzimet elektorale, kjo që nuk ndodh më nën drejtimin e tij.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS