Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Anëtari i kryesisë së PD, Arben Imami tha se në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD nuk lejohen diskutimet. Në një deklaratë për mediat, jashtë ambienteve të selisë blu, Imami tha se propozimet e bërë prej tij dhe disa kolegëve të tij nuk janë marrë parasysh dhe janë rrëzuar.
Imami: Mbledhja e Këshillit Kombëtar po bëhet fiktive sepse po shqyrtohet vetëm një draft dhe nuk po lejohet diskutimi. Mbyllja e diskutimit dhe e fjalës, heshtja nuk është shenjë e mirë. Bëmë dy propozime, një që të diskutohen në Këshillin Kombëtar zgjedhjet e kaluara, të nxjerrë raportin kryesia përpara Këshillit dhe Këshilli Kombëtar të marrë vendimit. Ky propozim ra me shumicë dërmuese votash. Po me shumicë dërmuese votash ra propozimi i dytë që të diskutohet në parim për statutin. Dmth që cështjet që shtruam radhën e kaluar,
1-kufizimin e mandatit të kryetarit që humb një palë zgjedhje, dy palë zgjedhje, dhjetë palë zgjedhje.
2-Një Këshill Kombëtar që të ketë një pavarësi dhe mos trajtohet sic po trajtohet sot.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/keshilli-kombetar-i-pd-imami-propozimet-nuk-merren-parasysh-nuk-lejohen-diskutimet