Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi nga selia e PD-së ku u rikthye për herë të parë pas pandemisë për të marrë pjesë në takimin e Lulzim Bashës dhe aleatëve opozitarë deklaroi se Këshilli Politik i Reformës Zgjedhore nuk do të mblidhet më, pasi tani presin përgjigje nga shumica socialiste për 5 propozimet që i kanë dërguar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. "Këshilli politik nuk mblidhet tani, sepse e ka mbaruar funksionin, se opozita çoi 5 propozime, nesër komisioni do të njihet me propozimet. Opozita ka qenë gati që në fund të shkurtit, 15 marsi ka qenë afati i fundit. Tani presim reagimin nga pala tjetër, cdo zvarritje nga shumica".