Statuti i ri i Partisë Demokratike - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-14

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shume gjera kane ndryshuar ne statutin e Partisë Demokratike, por asgjë nuk ka ndryshuar ne parashikimet statutore qe kane lidhje me kryetarin e partisë.Kryetari i Partisë zgjidhet me votim të të gjithë anëtarëve të PDSH, sipas parimit ?Një anëtar, Një votë?.Neni qe ka te beje me kryetarin është marre pothuaj fjale per fjale nga statuti aktual dhe është vendosur ne draftin e ri pa vendosur mekanizmin e dorëheqjes apo konceptin e mosrikandimit, ne rast se partia humbet me rezultat me te dobët se procesi i kaluar zgjedhor. Kërkesa këto qe mbështeteshin nga grupi i kritikeve e te cilat mbeten pikat qe ndajnë edhe sot anëtaret e Këshillit Kombëtar.Burime nga grupi i punës sqarojnë se kjo kërkese nuk u pranua, pasi e para kreu i PD zgjidhet me parimin nje anëtare nje vote dhe anëtarësia mund te votoje kundër kryetarit, e dyta është rreziku i manipulimit te zgjedhjeve ne Shqipëri dhe e treta kundërshtaret brenda partisë mund ta dëmtojnë ne zgjedhje, me qëllimin per ta larguar.Por përtej çështjes se kryetarit te partisë; është arritur konsensusi per te gjitha ceshtjet e tjera duke filluar nga ideologjia, sistemi i karrierës, e vetingu per kandidatet. Ne përcaktimin e kandidateve per bashkitë dhe parlamentin anëtarësia ka me shume kompetenca, ndersa ngrihet nje komision per procesin e përzgjedhjes se tyre proces i cili është:
I hapur për propozime
I bazuar në kritere të shpallura
I bazuar në konsultimin e anëtarësisë
I bazuar në respektimin e kritereve të karrierës në parti
I votuar në Këshillin Kombëtar.Me ndryshimet ne statut, Këshilli Kombëtar merr me shume kompetenca dhe miraton edhe marrëveshjet politike para dhe paszgjedhore.

Share This Video


Download

  
Report form