Vijojnë akuzat e Partisë Demokratike - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike vijon akuzat ndaj qeverise, duke iu rikthyer rasteve t punësimit në administratë të personave me precedent të mëparshëm penal. Në një deklaratë për mediat deputeti Flamur Noka denoncoi punësimin e një personi të dënuar për trafik droge në Turqi në Drejtorinë e Lojërave të Fatit. ?Inkriminimi që Edi Rama i ka bërë administratës ka shkuar sipas një skeme gjakftohtë dhe ka synuar kapjen e sektorëve kyç. Personat e përfshirë në trafik ndërkombëtar droge, janë më të preferuarit. Me Edi Ramën, menjëherë pas ardhjes në pushtet, rilindi Nalton Jacaj, i kapur në Turqi me 200 kilogramë heroinë, të cilit iu besua një rol aktiv tek Drejtoria e Lojërave të Fatit. Nalton Jacaj ishte tregtar konfeksionesh, dhe në vitin 2009, në Stamboll, në maunen e tij kishte ngarkuar 200 kilogramë heroinë. Një tjetër akuzë ka ngritur partia demokratike kundër kryeministrit Rama,sipas të cilëve, kryeministri me nje dëshmi penaliteti kërkon të fshije te kaluarën e deputetit Arben Ndoka. ?Për Edi Ramën, të jesh i dënuar me 7 vite burg nga Gjykata e Romës për trafik prostitucioni dhe rrëmbim personi, është një fakt i thjeshtë që mund ta kalosh me një dëshmi penaliteti. Ky precedent i rëndë penal, për Edi Ramën nuk është pengesë për ta bërë dikë deputet?. Sipas PD Edi Rama, dëshmoi publikisht se me vetëdije të plotë, ai me firmën dhe vulën e tij i hapi dyert inkriminimit të parlamentit, siç ka bërë me administratën, zyrat e shtetit e zyrat e Partisë Socialiste.

Share This Video


Download

  
Report form