Ora News - Biznesi i vogël me TVSH, Vjero: Shqetësimi i BB-FMN qëndron por kemi staf të mjaftueshëm

Ora News Lajme 2018-05-14

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve e ka vlerësuar të drejtë shqetësimin e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar për tërheqjen e vëmenjdes nga biznesi i madh si pasojë e zgjerimin të skemës së TVSH-së por ka theksuar se institucioni që ajo drejton ka staf të mjaftueshëm.Gjatë një vizite në zyrat e tatimpaguesve Vasilika Vjero u shpreh se po hartohet një deklaratë e thjeshtuar për ti ardhur në ndihmë biznesit të vogël.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve pranoi pranoi shqetësimin e ngritur nga Banka Botërore dhe FMN në lidhje me tërheqjen e fokusit nga biznesi i madh si pasojë e zgjerimit të skemës së TVSH-së. Por në një deklaratë për mediat Drejtorja e Përgjithshme Vasilika Vjero theksoi se kanë të gjitha kapacitet për të përballuar këtë ndryshim të bizneseve të vogla.

Vasilika Vjero: Duhet të jetë më shumë e fokusuar me tatimpaguesit e mëdhenj pranë këtij grupimi tatimpaguesish. As FMN dhe as BB nuk është shprehur që ne nuk kemi kapacitete, kapacitetet e administratës tatimore janë mëse të mjaftueshme për ta përballuar.

Numri 1 i tatimeve u shpreh se shumë shpejt do të përfundojë deklarata e thjeshtëzuar për deklarimin e biznesit të vogël e cila do të lehtësoj procesin.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/biznesi-i-vogel-me-tvsh-vjero-shqetesimi-i-bb-fmn-qendron-por-kemi-staf-te-mjaftueshem

Share This Video


Download

  
Report form