Ora News - Hetimet, Kule: Largimi i Konit do të zgjidhte ngërçin në UT

Ora News Lajme 2018-05-14

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-rektori Dhori Kule mohoi të kishte dijeni në lidhje me nisjen e hetimeve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda mbi aktivitetin financiar të Universitetit të Tiranës por ftoi organet e drejtësisë të ndërrmarin një hetim të thellë. Deklaratat e pasardhësit të tij Mynyr Koni se nevojitet një hetim 10 vjecar i cilësoi të qëllimshme për të sfumuar shkeljet e konstatuara në këtë institucion.

Nisja e hetimeve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për aktivitetin financiar të Universitetit të Tiranës ka vendosur sërish përball rektorin Mynyr Koni me paraardhësin e tij Dhori Kule. Ky i fundit edhe pse mohoi të kishte djeni mbi hetimet tha se mirëpret punën e Prokurorisë.

Kule: Prokuroria është e mirëpritur në të gjitha nivelet se nuk na i merr dorën ne duam apo nuk duam. Kam bindjen se gjithçka ka funksionuar sa kam qenë unë në mënyrë ligjore dhe shumë korrekte.

Një ditë më parë rektori Mynyr Koni kërkoi një hetim 10 vjeçar mbi Universitetin e Tiranës. Në kundërpërgjigjë të kërkesës Kule tha se kjo deklaratë synon sfumimin shkelejeve që janë evidentuar nga auditimi i Ministrisë së Arsimit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/hetimet-kule-largimi-i-konit-do-te-zgjidhte-ngercin-ne-ut

Share This Video


Download

  
Report form