Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në zonën e Liqenit Artificial është krijuar një park i ri i emërtuar "Parku i Miqësisë Shqipëri-Izrael". Në vlerësim të marrëdhënies mes dy vendeve, Veliaj tha se bashkëpunimi do të shtrihet edhe në fusha si inovacioni dhe bujqësia.
Dita e Pavarësisë së Izraelit në Tiranë u festua me përurimin e "kopshtit të miqësisë Shqipëri-Izrael", ku Bashkia e Tiranës dhe Ambasada e Izraelit mbollën 70 fidanë të rinj.
Kryebashkiaku Veliaj, ambasadori i Izraelit, Boaz Rodkin dhe kryetarja e grupit parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Izrael, Blerina Gjylameti, iu bashkuan aksionit të mbjelljes së pemëve dhe zbuluan një pllakatë në shenjë përkujtimi.
Ambasadori: Para se të fillojmë vitin e ri shkollor, do të rinovojmë me bashkinë një nga shkollat e Tiranës dhe gjithashtu, vendosëm të rreshtohemi në krah të bashkisë në përpjekjen për ta bërë këtë qytet më të gjelbër, duke mbjellë 70 pemë sot.
Gjylameti: Ajo që duam është të shkëmbejmë një eksperiencë, e cila do të vazhdojë sidomos në fushat e inovacionit, teknologjisë apo edhe të agroteknologjisë, që do të na shërbejë shumë. Besoj që do t?ia dalim që edhe Tiranën ta bëjmë një vend shumë herë më të mirë nga ai që ka qenë. Kjo është ajo që na ka bashkuar gjithmonë, jo vetëm sot për sot, por të ndërtojmë një Shqipëri që të jemi krenar edhe nesër kur fëmijët tanë të jenë më të rritur.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/parku-shqiperi-izrael-tek-liqeni-artificial-mbillen-70-peme