Mbillen pemë te liqeni i Farkës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-09

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Liqeni i Farkës po shndërrohet dita ditës në një park të mirëfilltë dhe në një nga destinacionet më të frekuentuara të qytetarëve të Tiranës për të kaluar fundjavat dhe kohën e lirë. Erion Veliaj, falenderoi të gjithë ata që iu bashkuan nismës për te mbjelle 100 peme dhe theksoi se kjo është mënyra më e mirë për t?i lënë gjeneratës së ardhshme një qytet më të mirë dhe më të shëndetshëm.



?Jam shumë i lumtur që jam këtu me miqtë edhe mikeshat nga qendrat sociale. Më vjen mirë që pavarësisht se shumica e atyre që shkojnë në qendrat tona sociale janë në moshë të thyer, ndihen të rinj në shpirt. Besoj se paja më e mirë që i lëmë qytetit, pavarësisht nga mosha jonë, është një qytet më i gjelbër, me më shumë pemë, me më shumë oksigjen. Dua të falenderoj shumë të moshuarit që na japin ne të rinjve shembuj se si jetohet jeta me vepra dhe jo me fjalë. Më vjen mirë që ky kontribut shkon për të pasuruar parkun e Farkës?,




Veliaj i bëri thirrje edhe një herë të gjithë bizneseve, por edhe individëve që kanë një rast gëzimi e që duan ta fiksojnë në memorie, ta bëjnë këtë nëpërmjet dhurimit të një peme për pasurimin e parqeve dhe hapësirave të tjera në qytetet, siç janë lulishtet apo rrugët.

?Dua që t?i ftoj të gjitha, shoqatat, organizatat, kompanitë, bizneset, sipërmarrjet, kush ka mundësi, kush ka takat, një pemë, 100 pemë, 1000 pemë, çdo dhuratë vlen dhe ne jemi njësoj mirënjohës pavarësisht se dikush na fal 1 apo 1000 pemë?



Deri më tani në liqenin e Farkës janë mbjellë 3200 fidanë të drurëve dekorativë, si dhe 2000 rrënjë fidanë ulliri në territore publike.

Share This Video


Download

  
Report form