Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se me sulmet që po u bën deputetëve gjermanë dhe jo vetëm, po rrezikon seriozisht hapjen e negociatave për Shqipërinë në qershor.
Duke folur jashtë Kuvendit pasi opozit u largu nga salla, Berisha tha se Rama kërkon të gjejë problemin tek të tjerët ndërkohë që feston progres-raportin me Tahirin në Kuvend.
Berisha: Përsëri të gjithë ata që lexojnë këtë raport është pothuajse absolutisht i njëjtë me raportin e 2016 ku u rekomandua. Nëse sot ka një armik dhe unë uroj që vendet anëtare t'ia japin Shqipërisë dhe i ftoj t'ia japin, por nëse ka një armik të vërtetë ka Edi Ramën i cili në momentin kur i dorëzohet dokumenti nga përfaqësuesja e lartë e BE me gjuhë rrugaçi ordiner u dërgon mesazhe parlamentarëve të cilët me argumentat dhe qëndrimet e tyre kanë një rol përcaktues për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Në një kohë që fut Saimir Tahirin për të kremtuar në parlament pas betejës që bëri dje.
E morët vesh ju takimin me Gaz Demin dhe mesazhet shkonin direkt në takimin me Mogherinin.Çfarë i thoshte Saja atij? Prandaj doli dhe tha, mua kryegjykatësit nuk më ka ardhur asgjë nga prokuroria.I çonte mesazhe prej rrugaçi parlamentarëve gjermanë në mënyrën më të pafytyrë të cilët janë shtylla të Bundestagut dhe njerëz me një seriozitet të padiskutueshëm dhe dashamirësi për Shqipërinë. Edi Rama me këto qëndrime kërcënon në mënyrë shumë serioze hapjen e negociatave këtë vit.
Berisha e akuzoi Ramën si pengesën kryesore të integrimit.
Berisha: Ky paranojak haluçinant mendon se ky proces të cilin e shtyu në mënyrën më të pamerituar për shqiptarët është vepër e tij. Në fakt shtyrja dhe pasiguria janë veprat e tij. Rekomandimi për hapjen e negociatave nis me firmosjen e marrëveshjes së stabilizim asociimit, me firmosjen e kërkesës dhe pranimin e kësaj kërkese nga BE për Shqipërinë në rrugën e vendit anëtar të BE, nis me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, nis me liberalizimin e vizave, nis me rekomandimin e KE në vitin 2012-2013 që e bllokoi
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/berisha-rama-me-gjuhe-rrugaci-deputetet-gjermane-po-rrezikon-negociatat