Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rekomandimi për çeljen e negociatave dhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama për Donald Trump, ndezën debate të ashpra në Kuvend mes Mazhorancës dhe Opozitës.
Kryeministri Edi Rama tha se i vetmi kusht për çeljen e negociatave është ligji i vettingut, duke akuzuar opozitën si shkaktare të kësaj situate. Por ish kryeministri Sali Berisha tha se çelja e negociatave do të ndodh pas dy vitesh pasi komisioni vetëm rekomandoi nuk urdhëroi.
Tirane- Kryeministri Edi Rama, në sallën e Kuvendit tha se rekomandimi i komisionit europian, pa asnjë kusht për çeljen e negociatave është dëshmi e refomave të qeverisë, ndërsa nuk la pa sulmuar opozitën duke e cilësuar bllokuese të rrugës integruese të vendit.
Edi Rama: Për ligjin e vettingut këta po rropaten ditë natë për të marrë masat që sidoqë të vijë puna edhe pasi Komisioni i Venecias të shprehet përsëri ta rrëzojë?
Deklaratat e Kryemisntirit Rama, morën përgjigjen e ish kryeministrit Sali Berisha
Sali Berisha: ?Ky raport në çdo rresht thotë se me ty nuk ka negociata dhe ato do i hapë PD. Unë shpreh dhimbje që Komisioni nuk urdhëroi hapjen e menjëhershme pasi ne do ta çonim përpara procesin?
Parlamenti debatoi dhe mbi deklaratat e kryeministrit Edi Rama, për presidentin amerkian Donald Trump. Rama e rreshtoi vetën në anen e shtetarëve, nobelsitëve madje dhe Papës, që kritikuan presidenntin amerikan që në atë kohë ishte kandidat.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-ne-kuvend-pd-po-rropatet-serish-ta-rrezoje-venecian/